Eurostat: Inflacioni i nëntorit ishte më i lartë se raportimi i INSTAT

Data

Matjet e ndryshimit vjetor të çmimeve në muajin nëntor sipas një metodologjie të Eurostat treguan rritje më të madhe të inflacionit se matjet kombëtare nga INSTAT

Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin nëntor 2024 është 2,4%, ndërsa sipas matjeve të INSTAT ishte 2%.

Sipas metodës së Eurostat, rritja më e madhe e çmimeve prej 4,1% vërehet në grupin “Pije alkoolike dhe duhan”, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 3,9%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 3,5%, “Veshje dhe këpucë” me 3,4%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,2%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 3,0%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 2,1%, “Shërbimi arsimor” me 1,6%, “Shëndeti” me 1,5%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,1%, “Komunikimi” me 0,8%.

Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 3,0%. Në muajin nëntor 2024, ndryshimi mujor i matur nga indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është -0,3%. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga ulja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,1%, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 0,5%, “Shëndeti” me 0,2%, “Transporti” me 0,1%.

Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” u rritën me 0,7%, pasuar nga grupet “Shërbimi arsimor” me 0,4%, “Veshje dhe këpucë” me 0,3%, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,2% secili, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,1% secili.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related