Qeveria miraton projektligjin për njohjen e viteve të punës në kooperativa, ja se si duhet të veproni për të përfituar

Data

Qeveria e Shqipërisë ka miratuar projektligjin e ri që njeh periudhat e punësimit për personat që kanë punuar në kooperativa ose ish-ndërmarrjet bujqësore të periudhës komuniste, duke i përfshirë këto vite në llogaritjen e pensioneve.

Sipas projektligjit, individët që kanë punuar në këto struktura do të kenë mundësinë të regjistrojnë vitet e punës për të rritur fondin e tyre pensionist, duke u përfshirë në sistemin e llogaritjes së pensioneve shtetërore. Kjo masë ka si qëllim të ndihmojë ata që kanë kontribuar në periudhën e kaluara dhe që tani mund të përfitojnë më shumë nga skema e pensioneve.

Personat që kanë punuar në ish-ndërmarjet shtetërore mund të kërkojnë njohjen e periudhës së punës për llogaritjen e pensioneve kur ata kanë të drejtën për të kërkuar një pension nga sigurimet shoqërore. Nëse periudhat e punësimit janë deklaruar dhe nuk plotësojnë kushtet për t’u njohur, përfituesi mund të ndjekë procedurën për përfitimin më të favorshëm për pensionin, duke aplikuar sipas ligjit në fuqi.

Projektligji:

PROJEKTLIGJ PËR NJOHJEN E PERIUDHAVE TË PUNËSIMIT NË INSTITUCIONET SHTETËRORE, NË ISH-NDËRMARRJET SHTETËRORE, NË ISH-NDËRMARRJET BUJQËSORE DHE NË ISH-KOOPERATIVAT BUJQËSORE PËR EFEKT PENSIONI NË SISTEMIN E SIGURIMEVE SHOQËRORE

Në mbështetje të neneve 78, 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

Neni 1

Qëllimi

Ligji ka për qëllim njohjen si periudhë sigurimi, për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore, të periudhave të punësimit në institucionet shtetërore, në ish-ndërmarrjet shtetërore, në ish-ndërmarrjet bujqësore dhe në ish-kooperativat bujqësore, sipas kritereve dhe procedurave të përcaktuara në këtë ligj.

Neni 2

Subjektet përfituese

Personat kanë të drejtën për të kërkuar njohjen si periudhë të përgjithshme sigurimi, sipas këtij ligji, kur u lind e drejta për të kërkuar caktimin e një pensioni nga sigurimet shoqërore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related