Nëna e Martin Cani, Florina Cani është shprehur se drejtoresha e shkollës “Fan Noli” dhe mësuesja kujdestare e të birit, nuk e kanë njoftuar për konfliktet që 14-vjeçari kishte me bashkëmoshatarin e tij, M. Përlleshaj.
Florina Cani u shpreh se gjithashtu edhe prindërit e autorit të vrasjes së djalit të saj nuk e kanë kontaktuar, duke shtuar se “tani është vonë”.
“Duhet të thoshin kemi të njëjtën dhimbje si ju’,”– u shpreh Florina Cani, duke shtuar se “e kam nën tokë sot Martinin, nuk më kthehet më”.
Florina Cani: Martin Cani ishte shumë i sjellshëm, kërkoj drejtësi dhe vetëm drejtësi. Nuk ka siguri, as polici, as mësues, as roje shkolle, as mësues kujdestar. Nuk kishte të më drejtë të më njoftonte mësuesja kujdestare.
Edhe kur kam shkuar në mbledhje nuk më ka thënë që është problematik.
Kurse kur ka qenë dita e premte e konfliktit, nuk e kam ditur se kush është, kur e mora vesh që ishte bashkëmoshatar, s’kam thënë asnjë, asnjë fjalë. Ata prindër duhet të reflektonin. Ata prindër duhet të reflektonin, tani është vonë, duhet të thoshin s’kemi të njëjtën dhimbje si ju”.
E kam nën tokë sot Martinin, nuk më kthehet më. Mësuesit duhet të më thoshin që Martini ka konflikrt me një fëmijë. Nuk më ka kontaktuar as drejtoresha e shkollës dhe as mësues, as pas ngjarjes. Kur më kërkuan, nuk i pranova unë.
Dua të bëhem shembull që fëmijët shqiptarë të kenë siguri shumë të madh, fëmijët tanë janë në pasiguri.
Nuk po vihet drejtësi, nuk ka ardhur askush të më thotë se çfarë ka ndodhur.
