Ndonëse një pjesë e madhe e atyre që duan të ikin po tentojnë ta bëjnë këtë nëpërmjet kontratave të punës, prapë ka shtetas shqiptarë që po tentojnë të largohen përmes aplikimeve për azil.
Eurostat bëri të ditur se për periudhën janar-shtator 2024, në 27 vendet e Bashkimit Europian ka pasur gjithsej 5,485 aplikime për azil nga shtetas shqiptarë
Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, aplikimet për azil kanë rënë me gati 20%. Ndërkohë, kanali i emigracionit përmes aplikimeve për azil ka ardhur në rënie, por tendenca është për ikjen me leje pune. Të dhëna të tjera të Eurostat bëjnë të ditur se numri i lejeve të qëndrimit për herë të parë të dhëna nga shtetet e BE-së për shtetasit shqiptarë që duan të punojnë ka shënuar rritje të ndjeshme që pas pandemisë.
Aplikimet sipas shteteve
Në 2022 u arrit niveli më i lartë rekord, të paktën prej nga viti 2013 që raportohen të dhënat, në 21 mijë. Në 2023 u dhanë 17.6 mijë leje. Ndërkohë aplikimet për azil në 2023 ishin rreth 9.1 mijë.
Për periudhën janar-shtator 2024, Franca ka vijuar të jetë shteti që pret aplikimet më të mëdha, me 31% të totalit. Në vend të dytë ka kaluar Italia, me 25%, duke zbritur Gjermaninë në vend të tretë me 20% të aplikimeve për 9-mujorin. Greqia vijon ende të ketë kërkesa nga azilantë, me 14% të totalit.
