A është Belinda Balluku financuesja e protestave të Flamur Nokës kundër Erion Veliajt dhe Partisë Socialiste?

Data

Prej kohësh flitet për një luftë klanesh brenda Partisë Socialiste mes Erion Veliajt dhe Belinda Ballukut, që po vjen gjithnjë e më shumë duke u ashpërsuar. Madje zëra korridoresh thonë se zëvendësja e Ramës, është përfshirë në financimin e mbi 23 protestave të dhunshme të organizuara nga Flamur Noka, çdo javë para Bashkisë së Tiranës. Pikëpyetja në këtë mes është ngritur pak kohë më parë edhe nga Lulzim Basha, i cili akuzoi PD e Berishës se në këtë mes fshihet një pazar me socialistët.

“Pse nuk shkojnë të protestojnë te Belinda Balluku, ARRSH po bën kërdi. Di gjithë Tirana lidhjet e Ballukut me krimin. Siç e dinë shqiptarët dhe demokratët kjo është një protestë me leje”, tha ai. Balluku mund të ketë mbështetur protestat e Nokës, si një mënyrë për të dobësuar ndikimin e Veliajt dhe për të krijuar hapësirë për pozitat e saj politike. Kjo, duke marrë parasysh ambicien e saj për të pasur një rol absolut pas Ramës në Partinë Socialiste. Edhe pse Ballukun nuk e lidh asnjë gjë me PS. Ngritja e Belinda Ballukut nga hiçi në funksionet më të larta drejtuese të shtetit brenda një kohe relativisht të shkurtër, ishte një befasi për të gjithë

E çuditshme mënyra se si zv/kryeministrja Belinda Balluku dhe njëherazi ministre e Energjetikës e Infrastrukturës u gradua në këto funksione, edhe pse deri disa vite më parë punonte si ndihmës shtëpiake ose pastruese, në shtetin fqinj, Greqi. Të vetmin post që kishte drejtues ishte në kompaninë më të madhe shtetërore të telefonisë celulare AMC, fillimisht si Drejtore e Kujdesit ndaj Klientit dhe më pas Drejtore e Marketingut. Më pas si me magji përfundoi në paradhomën e Edi Ramës në Bashkinë e Tiranës, kur kjo e fundit drejtohej nga kreu i qeverisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related