Pavarësisht se është shtuar numri i gjyqtarëve, ku aktualisht janë 9 të tillë, plotësimi i trupës gjyqësore nuk e ka zgjidhur problematikën e vonesave të procedurave gjyqësore, e cila vjen dhe nga mungesa e aksesit qytetar dhe administrimit në tërësi të këtij institucioni.
Shqetësimi është ngritur nga Kryetari i Dhomës Vendore të Avokatisë në Lezhë, Elton Laska, sipas të cilit edhe ambientet ku marrin shërbim palët dhe avokatët janë të kufizuara, ç’ka po sjell konflikte mes tyre në procese të caktuara gjyqësore
Kërkesat e Dhomës Vendore të Avokatisë në Lezhë janë paraqitur dhe bërë prezent prej kohësh, drejtuesit të Gjykatës Lirim Bulica, por deri tani asgjë nuk ka ndryshuar dhe ata që po i vuajnë pasojat janë qytetarët, të cilëve ju duhet të presin gjatë për të marrë shërbime apo dokumente arkivorë në këtë institucion të drejtësisë, për të cilat ligji ka përcaktuar dhe afate kohore.
