Fanari ndriçues’ u qan hallin britanikëve, Ironia e Palokës: Po shqiptarët e ‘lumtur’ pse rrezikojnë jetën, që të vuajnë në Angli…

Data

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD Edi Paloka ka reaguar me një postim në faqen e tij në facebook ndaj deklaratave të Edi Ramës që thoshte se qeveria e tij ka kaluar Gjermaninë. Ndërkohë që gjatë ditës së sotme u paska “qarë” hallin anglezëve.

“Vetëm një gjë nuk shpjegoi udhëheqësi “fanar ndriçues” , mirë anglezët i ka zënë halli, po shqiptarët e lumtur pse rrezikojnë jetën për të shkuar të vuajnë në Angli?!”.

Pasi ja kaloi Gjermanisë, tani po ju qan hallin anglezëve! Anglezët e shkretë që vuajnë e nuk ja dalin dot, ndryshe nga qytetarët e lumtur që jetojnë nën kujdesin e tij…

Vetëm një gjë nuk shpjegoi udhëheqësi “fanar ndriçues” , mirë anglezët i ka zënë halli, po shqiptarët e lumtur pse rrezikojnë jetën për të shkuar të vuajnë në Angli?!

Këtë na thonte dhe shoku Enver një herë e një kohë, na tregonte se sa me fat ishim ne që jetonim në Shqipërinë socialiste ndërkohë që gjithë popujt e tjerë që nuk kishin fatin të ndriçoheshin prej udhëheqësit tonë, vuanin padrejtësisht në mjerim!

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related