SPAK çon në gjyq dosjen e inceneratorit të Tiranës, 12 të pandehur përfshirë ish-ministrin Lefter Koka

Data

GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka kaluar për gjykim dosjen me 12 të pandehur për inceneratorin e Tiranës, mes tyre ish-ministri Lefter Koka.
Njoftimi:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 31.07.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 255/1 të vitit 2020, në ngarkim të të pandehurve Lefter Koka, Pëllumb Abeshi, Bledar Karoli, Erjon Murataj, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Etleva Kondi, Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Silena Tola dhe Jetmir Llapaj”

Në seancën e datës 13.12.2024 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Rudina Palloj, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin Nr. 106, datë 13.12.2024, vendosi:
Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, regjistruar me nr. 106, datë regjistrimi 31.07.2024 me objekt “Dërgimin në gjyq të procedimit penal me nr. 255/1 të vitit 2020”;
Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 255/1 të vitit 2020 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndaj të pandehurve:
2.1 Lefter Koka, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal.

2.2 Pëllumb Abeshi, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal.

2.3 Erjon Murataj, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal.

2.4 Taulant Tusha, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal.

2.5 Namik Simixhiu, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related