Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Keti Luarasi, në një emision televiziv duke folur për kreditë e buta, tha se ky është një lajm shumë i mirë për qytetarët.
Luarasi tha se risia këtë vit është se është rritur vlera maksimale e kredimarrrjes, ndërsa shpjegoi edhe kushtet që duhet të plotësojë një aplikant. Vlera e kredisë së butë që mund të aplikohet është 5.5 mln lekë të reja, ndërsa aplikantët duhet të plotësojnë formularin e parë dhe më pas ata duhet të plotësojnë dokumentacionin për të vijuar me fazat e tjera të procesit.
Nënkryetarja e Bashkisë tha se në rastet e çifteve të reja kemi kriterin e moshës, që nuk duhet të jetë mbi 40 vjeç.
Në vijim ajo sqaroi se për kredi të butë mund të aplikojnë prindërit e vetëm me fëmijë, nënat kryefamiljare, dhe këtu nuk është kriteri i moshës.
