Goglat caktojnë duele interesante/ Njihuni me shortin e plotë për kualifikueset e Botërorit

Data

Shorti për kualifikueset e Kampionatit Botëror të vitit 2026 është hedhur mesditën e kësaj të premte në Zyrih, ku kombëtaret kanë njohur kundërshtarët që do të kenë përballë.

Janë 12 grupe në total, ku 6 prej tyre janë me nga 4 ekipe, ndërsa 6 grupe të tjerë me nga 5 ekipe dhe do të sfidojnë njëra-tjetrën për të marrë pjesë në kampionatin botëror që do të mbahet në Amerikë, Kanada dhe Meksikë.

Goglat kanë sjellë përballje interesante mes të cilave dhe “duelin” që njëherë u la përgjysëm për shkak të një droni atë mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Rrugëtimi për kombëtaret që janë në grupet me nga 5 ekipe, rrugëtimit do të nisë që në muajin Mars dhe do të përfundojë në Nëntor, mes të cilave përfshihet edhe kombëtarja shqiptare. Ndërsa, kombëtaret që janë në grupet me nga 4 ekipe, rrugëtimin do e nisin në muajin shtator, siç është rasti i Kosovës që ndodhet në grupin B.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related