Gjyqtarja zbardh vendimin pas vizitës së ambasadores se SHBA në Apelin e GJKKO, SPAK vihet në lëvizje, 15 ditë afat…

Data

Procedurat për rikthimin e ish-kryeministrit Sali Berisha në masën e sigurisë “arrest shtëpie” duket se kanë nisur, një zhvillim ky i papritur që ka tronditur skenën politike dhe juridike në Shqipëri. Mësohet se Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka marrë tashmë të zbardhur vendimin e gjyqtares së Posaçme, Flojera Davidhi, e cila pak ditë më parë e nxori Berishën nga izolimi, lëvizje kjo që erdhi pas vizitës së të Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn, e cila ka takuar kryetaren e Apelit të Posaçëm, Saida Dollani, të cilës së bashkum me trupën e anëtarëve u ka dhënë mbështetje në luftën ndaj korrupsionit. Ky vendim ka shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në hetimet dhe zhvillimet e dosjes “Partizani”, një çështje që po hetohet nga Prokuroria e Posaçme.

Në një vit me të papritura dhe tensione politike, vendimi i gjyqtares Davidhi ka mbajtur të hapur mundësinë që ish-kryeministri Berisha të rikthehet sërish nën masën e “arrestit shtëpiak”, duke theksuar se hetimet për korrupsionin pasiv dhe pastrim parash, lidhur me aferën e kompleksit “Partizani”, janë ende në zhvillim. Përballë këtij vendimi, SPAK ka paralajmëruar apelimin në Apelin e Posaçëm, duke shpresuar për një ndryshim të masës për liderin e Partisë Demokratike. Nga ky moment SPAK ka 15 ditë kohë që të apelojë vendimin kundër Berishës. Por në të njëjtën kohë, Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës, mbetet nën masën e izolimit, pas refuzimit të kërkesës për revokimin e “arrestit shtëpiak” nga Gjykata e Posaçme (GJKKO) dje. Ky vendim i gjyqtares Flojera Davidhi ka nxjerrë në pah tensionet mes protagonisteve të këtij procesi gjyqësor dhe ka krijuar një tjetër dallim të fortë mes Berishës dhe Malltezit, dy emra kyç në këtë aferë të madhësisë politike dhe financiare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related