Venecia për Xhaçkën, pedagogu: Konstitucionalistët e pavarur nuk po flasin, Kuvendi ka humbur…

Data

Pedagogu Zylyftar Bregu tha se refuzimi i Ramës për t’ju përgjigjur kërkesave të opozitës për interpelancë, tregon se Kuvendi e ka humbur rolin e tij kontrollues ndaj ekzekutivit.

Lidhur me rekomandimin e Komisionit të Venecias për mandatin e Olta Xhaçkës, Bregu u shpreh se interpretimi ekstrem që po i bëhet nga politika ka penguar konstitucionalistët e pavarur të bëjnë një lexim të pavarur për publikun

“Ka një lloj shpërdorimi tonin si shtet që për çdo gjë i drejtohet Venecias. Interpretimet e rekomandimeve të Venecias janë aq ekstreme sa këta i zënë fytin gjithë konstitucionlistëve që mund të bëjnë ndonjë interpretim, por kur shohin që janë aq ekstreme nuk i futen fare. Nuk ka, nuk del asnjë konstitucionalit që të dalë dhe ta lexojë për opinionin publik në mënyrë të paanshme këtë raport”, tha ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related