Kryeministri Edi Rama tha dje në fjalën e tij se Bashkimi Europian është i rreptë në procedurat dhe standardet që ndjek për realizimin e reformave me qëllim hyrjen e një vendi në BE. Ai theksoi se “Be nuk fal asgjë” po nuk arrite t’i plotësosh, pavarësisht faktorëve të tjerë. Teksa u shpreh edhe për sulmet që janë marrë nga njerëz që e duan apo nuk e duan Shqipërinë, duke bërë ironi me ata që sulmojnë. Rama theksoi se “rasti i prokurimeve dhe luftës ndaj pastrimit të parave i thotë BE se Shqipëria ka përparime dhe jo “një gazetë gjermane apo emision skandalesh italian”.
“Sot Shqipëria zë vendin e parë në rajon për prokurimet publike nga pikëpamja e eficencës, transparencës dhe integritetit. Dhe për të arritur këtu BE që nuk është gazetë gjermane, por institucion me lupë, përdor një instrument, ekspertë që analizojnë vendet, i njëjti instrument që u përdor më parë dhe kur ishim ne në qeveri dhe s’i ka thënë këto që thotë sot. Ka thënë gjëra shumë më të pakënaqshme. Shqipëria është e para, prokurimet publike janë aty ky dhe BE nuk na ka vendosur piketa të ndërmjetme, sepse e konsideron një sistem europian, sado e çuditshme t’u duket atyre që e nisin ditën, e vazhdojnë dhe e përfundojnë me korrupsionin, një në tre fjalë kanë korrupsionin dhe e përdorin këtë fjalë pa u menduar dy herë.
