Pas shumë betejash, në vitin 2008 u miratua ligji për përdorimin e gjuhës që e flasin 20% e qytetarëve. Por ishte një draft ku më tepër ishin sistemuar dispozita në ligjet ekzistuese. Ai nuk plotësonte nevojat e shqiptarëve.
Në 2011, i njëjti ligj pësoi ndryshime dhe krijoi mundësi për përdorimin e gjuhës në kuvendin e Maqedonisë, në pjesën e udhëheqjes së komisioneve. Edhe këto ndryshime ishin të pamjaftueshme dhe në vitin 2016 nisi puna për hartimin e ligjit të ri.
‘Ishte një punë e jashtëzakonshme, u përgatit dhe teksti i ligjit dhe u dorëzua që bënte marrëveshjet politike. Ligji për përdorimin në vitin 2019 u miratua’ u shpreh Adnan Jashari, konstitucionalit
Për të kuptuar ndjeshmërinë e madhe që kishte ky ligj, Adnan Jashari kujton se ky është ligji i parë që në kuvendin e Maqedonisë ka pasur mbi 300 amendamente. Të gjitha këto kërkesa vinin ekskluzivisht nga deputetët maqedonas pasi vlerësonin që teksti apo përmbajtja bie ndesh me dispozitat apo amendamentin 5 të kushtetutës së Maqedonisë së Veriut.
Edhe pse u miratua, ai nuk u dekretua nga presidenti dhe u desh të kalonte sërish në seance plenare. Deputetët maqedonas e braktisën seancën plenare dhe pas miratimit të ligjit, ai u dorëzua për vlerësim në komisionin e Venecias, si organ këshillimor. Komisioni kishte sugjerime të caktuara sidomos për përdorimin e saj në proceset gjyqësore.
