Fotoja e personit që vendosi lëndën plasëse tek lokali në Lungomare është publikuar këtë të mërkurë.
Personi është veshur me rroba të zeza dhe kapuç për t’ju shmangur kamerave të sigurisë.
Burime nga policia bëjnë me dije se janë ndaluar dy persona të dyshuar, ndërkohë që burime të policisë thonë se personat nuk kanë pranuar të flasin përpara grupit hetimor.
Prej tre ditësh policia e Vlorës është duke punuar për zbardhjen e ngjarjes, ku në një bar – restorant në zonën e Lungomares u vendos lëndë plasëse tritol, ku nga shpërthimi u dëmtua fasada e lokalit The Boss.
Policia e Vlorës prej tre ditësh ka nisur hetimet , duke marrë dhe kamerat e sigurisë biznesit ku u vendos lënda plasëse por dhe kamera të tjera ku dyshohet se ka ikur autori ose autorët.
Jemi duke punuar shprehen burime brenda policisë së Vlorës, por ende nuk ka ndonjë rezultat, i cili mund të jetë shumë pranë zbardhjes.
Në datën 8 dhjetor në orën 5-30 është dëgjuar një shpërthim I fuqishëm në zonën e Ujit të Ftohtë , ku është dëmtuar fasada e lokalit The Boss, dhe fatmirësisht, pa dëme në njerëz apo dhe banesa apo biznese të tjera aty pranë.
Janë marrë në pyetje pronarët (dy vëllezër ) si dhe nëna e tyre, pasi lokali ishte në emrin e saj.
Po hetohet edhe për hakmarrje të mundshme, pasi lokali ka qenë në pronësi të Bledar Birçaj, 38 vjeçar i cili është ekzekutuar në muajin maj të vitit 2021.
Thuaj dhe që gjeneralitet e personave që janë të shoqëruar nuk bëhen me dije pasi mund të cenojë hetimin e këtij rasti.
