“Saliu lobim i dështuar dhe lidhje me Sorosin”, Haklaj kritikon ish-kryeministrin: Berisha, Rama e Meta janë bashkë

Data

Ish deputeti demokrat Azgan Haklaj tha për një emision televiziv se ndryshe nga ish-zëvendëskryeministri i RMV, Artan Grubi, kreu i PD-së në Shqipëri, Sali Berisha, nuk ka treguar asnjë lloj morali politik pas shpalljes “non grata: nga SHBA dhe nuk ka ndjekur rrugët ligjore të parashikuara nga ligji amerikan për ankimimin e kësaj mase nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Për më tepër, Haklaj tha se Berisha mbështetet nga Rusia.

“Ndryshe kemi në Shqipëri zotin Sali Berisha, i cili jo vetëm që nuk u tërhoq, por këmnguli që do të bënte lobing. Lobingun nuk e ka bërë. Gjyqin nuk e ka bërë në gjykatën në SHBA duke shfrytëzuar haoësirën 3-mujore pas shpalljes NON GRATA dhe tani thonë do e na heqë Trumpi. Këta te Rithemelimi janë bërë sikur janë zëdhënësit e Trumpit. Non gratën ta heq vetëm gjykata federake e SHBA. Smundet të ta heqë as Trump, as DASH”,-tha Haklaj.

“DASH dekoroi dhe e shpalli në listën e 10 kampionëve anti-korrupsion Altin Dumanin. Kjo është përgjigja zyrtare e DASH për përrallat që qarkullojnë”,theksoi ish-deputeti.

Gjithashtu, Haklaj tha pavarësosht antagonizimit të vazhdueshmë të Berishës ndaj George Soros, ky I fundit ësht ësjellë nga vetë ish-kryeministri demokrat në Shipqëri.

“George Sorosin e ka sjellë në Shqipëri Sali Berisha në vitet 92-93. George Sorosi ka hapur fondacionin BESA. E kanë kthyer në fondacion bandë ku janë të implikuar edhe Berisha edhe Meta edhe Majko, me drejtorin e fondacionet BESA, Bajram Muçaj, i cili është kushëri i Ilir Metës. Fondacionin BESA e kanë kthyer në bankë dhe fillimet i ka nga Sorosi. Vetë Berisha ka negociuar me spanjollët në vitet 2006-2008 pasi e kanë kthyer në bankë një fondacion të tillë BESA, I themeluar nga Soros. Berisha pasi tha ma ka bërë Sorosi, tha ma ka bërë Charls McGonigal, pastaj tha ma ka bërë Palmer se I kam thënë e ke gruan serbe”,-tha Haklaj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related