Erion Veliaj i përgjigjet akuzave të Berishës se BKH gjeti 230 mijë euro në zyrën e bashkëshortes, kryebashkiaku…

Data

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i është përgjigjur dje akuzave të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, se gjatë kontrollit të BKH-së në biznesin e bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, iu gjetën 230 mijë euro. Me anë të një postimi në rrjetin social, “Facebook”, Veliaj e quajti Berishën hienë të xhindosur, i cili sipas tij ka helmuar dhe vijon ende ta helmojë e ta përçajë këtë vend prej 34 vjetësh. Veliaj ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e ngritura nga Berisha dhe ka sqaruar të gjithë kronologjinë dhe atë çfarë ka ndodhur ditën kur BKH-trokiti në banesën e tij.

“Në mëngjesin e 6 Dhjetorit bashkëshortja ime, e gjendur në shtëpi vetëm me djalin tonë, më telefonon pasi grupi i prokurorisë së posaçme kishte trokitur në derën e apartamentit tonë. Natyrisht, ndamë pa asnjë ngurrim bindjen se duhet të ishim plotësisht transparentë me trokitësit tanë. Pavarësisht se pa një vendim gjykate për të hyrë në shtëpi dhe plus një situate të pakëndshme për gjithë lagjen ku jetojmë prej 12 vjetësh, në një pallat të ndërtuar 15+ vjet më parë (poshtë të cilit ishin mbledhur me lajmërim, nga kushedi se kush, altoparlantët mediatikë, që ishin vendosur si dikur te radha e qumështit përpara se të arrinte vetë grupi hetimor), bashkëshortja ime është treguar plotësisht bashkëpunuese dhe transparente me grupin hetimor, për çdo kërkesë të tyre, madje i ka shoqëruar vetë, qoftë në zyrën e saj, qoftë në shtëpinë e prindërve”, shkroi ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related