Sa herë flet Erjon Veliaj për shpifje, të del para syve ajo letra që i çonte komunitetit ndërkombëtar në vitin 2011, ku akuzonte pushtetin e kohës se një kandidati të PS për Bashkinë e Kavajës i kishte hequr fëmijën e palindur nga barku.
Sa herë flet Erjoni për kopshtet, çerdhet apo parqet që i mbyti me beton, të del përpara fytyra e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj, që si “harabel” i lodhur nga turni i natës, mbeti nën rrotat e eskavatorit në landfillin e Sharrës.
Kur ai flet për art apo jetë kulturore të kryeqytetit, të del para syve kova e eskavatorit që godiste pa mëshirë godinën e Teatrit Kombëtar.
Kur flet për pastërtinë e tij, të fanepsen skemat me 5D, tenderat e fituara në mënyrë hajdute për punë që su bënë asnjëherë. Të del para syve mali i plehrave në landfillin e Sharrës, të cilat duhet të digjeshin por nuk u dogjën kurrë.
