Rënia e Bashar al-Assad në Siri ilustron një Rusi dhe Iran të dobësuar, tha nw një reagim Shtëpia e Bardhë, duke shtuar se tw dyja vendet “nuk janë më në gjendje të ofrojnë mbështetjen që i nevojitej regjimit për të mbijetuar”.
“Nuk është humbja e parë që Irani ka pësuar gjatë vitit të kaluar në Lindjen e Mesme,” tha Finer, duke treguar Hamasin dhe Hezbollahun.
Ai tha gjithashtu se përpjekjet e Iranit për të “goditur Izraelin me raketa balistike” kishin dështuar.
Nga ana e Rusisë, Finer tha se lufta në Ukrainë tashmë “ka treguar se çfarë lloj partneri sigurie mund të jetë Rusia për vendet e tjera”.
