FOTO/ Në Turqi nuk njohin limite, babai i futbollistit i dërgon “sms” të koduar Rei Manajt

Data

Rei Manaj nga dje është kthyer në kryefjalë për futbollin turk. Futbollisti shqiptar shkaktoi dëmtimin e Barish Alper Jillmaz, ndërsa Sivaspor përballej me Gallatasarain.

Një pjesë e madhe e komunitetit të futbollit në Turqi e konsideroi faullin e Manajt me dashje, për të dëmtuar lojtarin e Gallatasarait dhe përfaqësueses turke.

Mediat në Turqi e kanë pasqyruar të gjithë ngjarjen, që ka bërë bujë. Dhe çfarë bie në sy është një mesazh i koduar nga babi i Barish Alper Jillmaz.

“Dua të takoj dhe padyshim që do takohemi. Dua shumë që të takoj. Të dua”, shkruan i ati i futbollistit të Gallatasarit.

Federata turke ka hapur një hetim për mungesën e kartonit të kuq ndaj Manaj. Sulmuesi shqiptar dhe pse ka deklaruar se asgjë nuk ka qenë me dashje, sërish ka mbetur në qendër të kritikave.

aa2

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related