Sirianët rebelë kanë bastisur pallatin e braktisur presidencial të Bashar al-Assad në Damask, pasi ky i fundit u arratis nga vendi
Rebelët hynë në pallatin presidencial, duke plaçkitur sendet e ish-presidentit dhe duke pozuar në zyrën e tij, ndërsa zbuluan ndër të tjera koleksionin e tij me makina luksoze
Mendohet se Assad është larguar nga vendi ndërsa ushtria e tij duket se është shpërbërë, duke ofruar në këtë mënyrë pak rezistencë ndaj përparimit të rebelëve dhe xhihadistëve.
Videot nga garazhi i Assadit tregojnë koleksionin e tij të makinave luksoze që kushtojnë miliona euro.
Në video duken makina Lexus, Rolls Royce, Aston Martin, Ferrari, Mercedez, Audi, BMW madje edhe motorë.
Vandalizëm në pallatin presidencial
Videot e publikuara nga brenda rezidencës presidenciale tregojnë burra, gra dhe fëmijë që enden në ndërtesën gjashtëkatëshe.
Sipas reporterëve që ndodhen atje, mësohet se një sallë pritjeje e pallatit presidencial është djegur plotësisht.
