Trump emëron bashkëpunëtorin e ngushtë të Musk si kreun e ri të NASA-s (Emri)

Data

Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka shpallur zgjedhjen e Jared Isaacman, partner i gjatë i Elon Musk dhe CEO i Shift4 Payments, si drejtuesin e ri të NASA-s. Isaacman, i njohur për lidershipin e tij në programin Polaris, që promovon misionet private në hapësirë përmes SpaceX, do të marrë drejtimin e agjencisë hapësinore amerikane me një buxhet vjetor prej 25 miliardë dollarësh, nëse emërimi i tij miratohet.

Në një deklaratë, Trump tha:
“Jared do të hapë rrugën për përparime të jashtëzakonshme në shkencë, teknologji dhe eksplorimin e hapësirës.”

Isaacman do të mbikëqyrë programin Artemis, një iniciativë që synon rikthimin e misioneve të drejtuara në Hënë, me mbështetje të madhe nga anija Starship e SpaceX. Ky program ishte një nga nismat e promovuara nga Trump gjatë mandatit të tij të parë.

Përveç kësaj, Trump njoftoi gjithashtu zgjedhjen e Peter Navarro si këshilltarin e tij për tregti dhe prodhim. Navarro, i cili ka shërbyer si drejtor i Këshillit Kombëtar të Tregtisë gjatë mandatit të parë të Trump, njihet për angazhimin e tij në promovimin e politikës “blej (produkte) amerikane, punëso amerikanë”.

Në një postim në Truth Social, Trump vlerësoi Navarro-n:
“Gjatë mandatit tim të parë, pak ishin më efektivë dhe të palëkundur se Peter në zbatimin e prioriteteve tona për të fuqizuar ekonominë amerikane.”

Navarro u dënua në janar me katër muaj burg për shpërfillje të Kongresit, pasi refuzoi të respektonte një thirrje nga komiteti që hetonte sulmin në Capitol më 6 janar 2021.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related