Shpërdoruan detyrën, SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Devollit dhe 4 të tjerë

Data

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar për gjykim kryebashkiakun e Devollit, Eduard Duro, Astrit Seferkolli, Gazmend Haxhija dhe Gazmend Mali për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”, në bashkëpunim, ndërsa Vojsava Bregun për “Shpërdorim detyre”.

Prokuroria e Posaçme e akuzon Duron për “shpërdorim detyre” në rastin e dhënies së licensës për një pikë karburanti në këtë bashki që dyshohet se është ndërtuar pa leje.

SPAK thotë se nga aktet e administruara rezulton se janë konstatuar shkelje ligjore nga njësia Administrative Qendër Bilisht, me dhënien e një lejeje në vitin 2015 dhe një autorizimi në vitin 2020 shoqërisë Genci Petrol”, sh.p.k., për stacionin e shitjes së karburantit në Devoll, Kapshticë.

Prej vitit 2015 dhe në vijim, nga dhënia e lejes dhe autorizimit në kundërshtim me ligjin janë realizuar përfitime të padrejta nga kjo shoqëri.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related