Reshjet e shiut dhe dëborës të rëna me intesitet të lartë kanë krijuar jo pak problematika në qarkun e Kukësit.
Për pasojë disa segmente rrugore në akset nacionale ka pasur rënie gurësh, duke duke krijuar vështirësi në qarkullimin normal të mjeteve në disa segmente rrugore.
Sipas një njoftimi, situata në Qarkun Kukës deri në orën 08:00 datë 07.12.2024 është si më poshtë:
I gjithë territori i Qarkut Kukës gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit është i përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar dhe reshje bore në lartësinë mbi 800 m.
