Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se Rusia mund të vendosë raketën e re hipersonike Oreshnik me rreze të mesme veprimi në tokën bjelloruse në gjysmën e dytë të vitit 2025
Njoftimi u bë gjatë një takimi me presidentin e Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko në Minsk, në kuadër të nënshkrimit të një marrëveshjes ushtarake për mbrojtjen eciproke mes dy vendeve.
“Sa i përket mundësisë së zhvillimit të armëve të tilla, për ta thënë thjesht, të fuqishme si Oreshnik në Bjellorusi, pasi kemi nënshkruar një marrëveshje për garancitë e sigurisë duke përdorur të gjitha forcat dhe mjetet në dispozicion, mendoj se zhvillimi i këtyre sistemeve në Bjellorusi është i mundur”, tha Putini, duke shtuar se procesi do të bëhet i mundur në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm pasi prodhimi i sistemit në Rusi rritet dhe këto sisteme bëhen pjesë e forcave strategjike të vendit.
Muajin e kaluar, Rusia lëshoi raketën ‘Oreshnik’ mbi një qytet ukrainas, në atë që Putini e përshkroi si testin e parë të raketës gjatë kohës së luftës
Presidenti rus është zotuar se është e pamundur që kjo raketë të përgjohet dhe se ka fuqi shkatërruese të ngjashme me atë të një arme bërthamore.
Disa ekspertë perëndimorë kundërshtojnë pretendimet e Putinit për raketën, duke argumentuar se ajo bazohet në një sistem që Rusia e testoi më parë si një armë ndërkontinentale përpara se të pezullonte zhvillimin e saj.
Gjatë takimit, Putini tha se Bjellorusia, e cila ndan një kufi me vendet anëtare të NATO-s, Poloninë, Letoninë dhe Lituaninë, do të përcaktojë objektivat për raketat Oreshnik bazuar në vendndodhjen e saj territoriale.
Të dy udhëheqësit u takuan në Minsk për të shënuar 25 vjetorin e themelimit të Bashkimit të Shteteve, konfederatës së ish-republikave sovjetik
Putini tha se marrëveshja e mbrojtjes së ndërsjellë do të mundësojë mbrojtjen e besueshme të sigurisë së Rusisë dhe Bjellorusisë, duke krijuar kushtet për zhvillimin e tyre të mëtejshëm paqësor dhe të qëndrueshëm.
Vitin e kaluar, Putini njoftoi vendosjen e armëve bërthamore taktike në Bjellorusi si një pengesë për Perëndimin dhe muajin e kaluar ai nënshkroi amendamente që ulën pragun për një sulm bërthamor kundër Rusisë dhe zgjeruan mburojën bërthamore të vendit për të mbuluar Bjellorusinë.
