73 operacione dhe 568 arrestime, policia publikon bilancin për muajin nëntor

Data

Policia e Shtetit ka bërë publike të gjitha operacionet, arrestimet, sekuestrimet  dhe masat e ndryshme ndëshkimore që ka ndërmarrë gjatë muajit nëntor të vitit 2024, në të gjithë vendin.

Na raportin e publikuar nga blutë, pasqyrohen 73 operacione policore, arrestimi i 568 personave për vepra të ndryshme penale si dhe ndalimi dhe parandalimi i veprimtarive të tjera të kundërligjshme.

Ndërkohë, policia rrugore ka monituar me kujdes të gjitha akset e vendit. Si rezultat janë vënë në pranaga 219 drejtues mjetesh dhe janë pezulluar 24 leje drejtimi.

Njoftimi:

Policia e Shtetit, gjatë muajit nëntor 2024

Impulset e reja në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, bashkëpunimi me qytetarët, agjencitë ligjzbatuese kombëtare dhe me homologët ndërkombëtarë, gjeneruan rezultate pozitive për Policinë, në përballjen e përditshme me krimin.

Gjithashtu, përvoja pozitive dhe bashkëpunimi me partnerët bënë që planet e posaçme të masave të ndërmarra për ndeshjet e futbollit Shqipëri-Çeki dhe Shqipëri-Ukrainë, të zbatoheshin me përpikmëri dhe si rezultat, aktivitetet të mbylleshin pa incidente.

Gjatë muajit nëntor, puna e strukturave të Policisë së Shtetit në qendër, në 12 qarqe dhe në të gjitha pikat e kalimit kufitar, çoi në finalizimin e 73 operacioneve policore, si dhe në vëniën në pranga të 568 autorëve të dyshuar të veprave penale të ndryshme.

-Gjithashtu, 10 operacione u finalizuan në bashkëpunim me partnerët, për kapjen ose ekstradimin e të kërkuarve ndërkombëtarisht.

-Gjatë këtij muaji, u sekuestruan 127 kg Cannabis, 6.1 kg Kokainë, mijëra doza të këtyre lëndëve, 578 fidanë narkotikë dhe pajisje për kultivimin e fidanëve me anë të llambave në ambient të mbyllur.

-Gjithashtu, u sekuestruan 14 armë zjarri, mbi 1.8 milionë euro me burime të dyshimta dhe 19 prona të pjesëtarit të një grupi kriminal.

-Strukturat operacionale dhe ato hetimore u angazhuan për finalizimin e një sërë operacionesh masive dhe tejet të rëndësishme në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, për goditjen e grupeve kriminale të implikuar në prodhim, shitje dhe trafikim Kokaine dhe Cannabisi, për goditjen e korrupsionit, si dhe për dhënie ndihme emigrantëve, për kalime ilegale kufijsh

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related