Vizita e parë e ministrit rus në BE zhvillohet me tensione, Lavrov akuzon Amerikën

Data

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, zhvilloi ditën e sotme udhëtimin e tij të parë në një vend të Bashkimit Evropian, që prej fillimit të luftës në Ukrainë.

Lavrov ndodhet sot në Maltë, në kuadër të mbledhjes së Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Vizita e tij në Maltë u zhvillua mes tensionesh, pasi Lavrov pati përplasje mendimesh me sekretarin amerikan i shtetit, Antony Blinken.

Lavrov menjëherë pasi mbaroi fjalimin e tij në mbledhjen e OSBE doli nga salla duke shmangur kështu ballafaqimin drejt për drejt me Antony Blinken, i cili mori fjalën pas tij.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken kritikoi homologun e tij rus Sergei Lavrov, duke e akuzuar atë për përhapjen e një “cunami dezinformimi” dhe duke fajësuar Moskën për përshkallëzimin në Ukrainë.

“Më vjen keq që kolegu ynë Lavrov, u largua nga salla, duke mos na dhënë mundësinë të na dëgjoj ashtu siç e dëgjuam ne. Dhe sigurisht, kolegu ynë rus është shumë karizmatik për të mbytur dëgjuesit në një cunam dezinformimi”, tha Blinken gjatë fjalimit të tij.

Sekretari amerikan i Shtetit dënoi gjithashtu ashpër “represionin” në Gjeorgji “të atyre që bëjnë thirrje që vendi i tyre të mbetet në rrugën e marrëdhënieve të ngushta me Evropën” .

“Ne mbështesim të drejtën për demonstrata paqësore dhe dënojmë shtypjen e atyre që kërkojnë që vendi i tyre të mbetet në rrugën e marrëdhënieve të ngushta me Evropën, veçanërisht sulmet dhe arrestimet e gazetarëve,” tha Antony Blinken .

SHBA-ja po na sulmon përmes Ukrainës, tha Lavrov

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related