Erdhën festat e fundvitit, së bashku me to edhe atmosfera e ngrohtë e krijuar nëpërmjet zbukurimeve në qendrat kryesore të qyteteve. Por asnjë vit nuk është i njëjtë. Pasi bashkitë zgjedhin të shpenzojnë më shumë nga buxheti i tyre aktual. Por ka nga ato që tregohen edhe më dorështrënguar.
Duke shpenzuar pak më shumë para për zbukurime të reja, të marra me qira apo dhe duke riparuar të vjetrat, bashkitë në vend kanë harxhuar më shumë këtë vit nga paratë e taksapaguesve shqiptar për dekorin e fundvitit.
Afro 100 milionë lekë të reja kanë shpenzuar deri më tani vetëm 16 bashki në vend nga 61 që janë gjithsej. 26% e bashkive janë treguar transparente në publikimin e tenderave përkatëse për shpenzimet e kryera.

Në varësi edhe të numrit të popullsisë banuese, Tirana mbizotëron në dekorin më të shtrenjtë duke i dhënë kështu një tjetër pamje kryeqytetit në krahasim me vite më parë.
