Protestë para Parlamentit: Të rriten 40% pagat dhe pensionet

Data

Sindikatat e pavarura dhe pensionistë të shumtë të cilët po protestojnë lidhur me pamjaftueshmwrinë e bonusit të fundvitit teksa kanë kërkuar rritje të pensioneve.

Organizimi nisi fjalime prej pensionistëve dhe përfaqësuesve të sindikatave të cilët bonusin e fundvitit të caktuar nga qeveria Rama e kanë quajtur tallje dhe të pamjaftueshëm, pasi siç edhe ata shprehen, kjo vlerë është vetëm për të shtyrë natën e ndërrimit të viteve.

Ata kërkojnë rishikim të pensioneve, miratim të minimumit jetik dhe të statusit të minatorëve.

Kërkesa e parë është për qytetarët shqiptarë dhe pensionistët shqiptarë që qeshin nëpër sportele sikur janë të kënaqur me bonusin. Bonusi është vetëm për natën e vitit të ri, nuk është për 12 muajt e vitit. Për 12 muajt e vitit është vetëm atëherë kur të bëhet rritja reale e pensionit. Pra pensioni real i qytetarëve shqiptar i çdo profesioni i cili është brenda parametrave ligjor për individin që ka paguar kontributet shoqërore, kur të shkojë me marrë pensionin duhet të jetë i barabartë me pagën minimale

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related