PD ka rritur ritmin opozitar dukshëm me rikthimin e Berishës në seli. Raporti i fuqive ka ndryshuar. Motorët e aksionit janë në terren. Rezolutat e qindra partive të djathta evropiane ajo e PPE dhe të tjerave në grupimin me qendër në USA, dhe jo vetëm, janë sanksionimet ndaj Ramës si narkonjeri, narkoparti e narkoshtet. Qëndrime të shkruara këto të pa-hasura në këto tre dekada. Madje theksohej burgosja e padrejtë e liderit të opozitës Berisha, dhe krerëve të tjerë të saj. Partitë nënshkruese janë shumica qeverisëse në vendet e tyre duke përcjellë edhe vullnete ekzekutive me këtë dakortësi. Letra qaramane e Ramës në anglisht me zukatje paniku kundër Berishës dhe opozitës ishte dëshmi e një çrregullimi mendor e një të dëshpëruari rastësisht e fatkeqësisht KM. Partnerët e dinë se korruptuesi i Zv/drejtorit të FBI nuk mund të gjezdisë më si krokodil bindës. Darkuesi i Llukashenkos, putinistit autokrat po merr orët e fundit të vëmendjes dhe muajt e parë të braktisjes.
Partnerët nuk heshtin dot sepse bëjnë veten pis.
Ata e dinë se KM shqiptar është në afera larg ligjit. Ata kanë dijeni nga agjencitë e zbatimit të ligjit të vendeve të tyre se dosjet e Mafias kanë brendi të shtuar kriminale shqiptare të pandëshkuar në vendin e origjinës. Ata e dinë. USA, Franca, Gjermania, Belgjika, Holanda, Italia me antimafia e të tjerë aleatë, kanë mësuar se Sky, Encro, Matrix, ku në dy të aplikacione kryesojmë si përdorues shqip, Krimi Organizuar shqiptar dhe Rama janë në paqe. Se miliarda euro të kokainës pastrohen në Tiranë e bregdetin tonë. Se në miliarda mesazhe të transkriptuara lexohen shtabet elektorale me përbërje ministra, deputetë, bashkiakë, biznesmenë, prokurorë, gjyqtarë, oficerë policie ku drejtojnë trafikantë e vrasës. Kjo e zbardhur nga zgjedhjet e 2016-ës në Dibër e në vazhdim. Në shumë komunikime përmendet Rama e qeveritarët . Në dosjet e publikuara deri më tani Bajrët Çela, Çyrbja është mësuar publikisht se në tre qarqe votat për Edi Ramën, firmëtar i listës sipas propozimeve të bandave pa ndryshuar renditjet i mblidhnin grupet.
Aty lexohet se si ata zgjedhin
