Foto më lart tregon një hapësirë prej disa qindra metra katrorë tokë në Sharrë, ku ishte planifikua të ndërtohej një impiant i djegies dhe përpunimit të mbetjeve, që do të prodhonte energji elektrike
Impianti, i njohur ndryshe si inceneratori i Tiranës u ideua në nivelet më të larta të qeverisë së Ramës pas kërkesave të ngutshme të kryebashkiakut Erjon Veliaj për menaxhimit të mbetjeve në Tiranë. Madje ky i fundit, pa marrë miratimin e Këshillit Bashkiak, hodhi firmën si garant i pagesës 128 milion euro për ndërtimin e inceneratorit. Thënë ndryshe, 29 euro paguhen për çdo ton mbetje, për një proces që përfshin edhe djegien e mbeturinave, gjë që nuk ka ndodhur ndonjëherë.
Sepse inceneratori, thjesht nuk ekziston.
Në fushën e Sharrës ndodh vetëm groposja e plehrave dhe jo djegia e tyre nga një impiant që prodhon energji elektrike.
Dy mashtruesit Klodian Zoto dhe Klodian Mërtiri nëpërmjet ndihmës dhe aksesit që i dhanë drejtuesit e qeverisë dhe të bashkisë Tiranë vetëm sa bënë dokumentat dhe fituan koncensionin, pastaj mbushën llogaritë bankare me gati 100 milion euro dhe u zhdukën jashtë vendit.
