Sot votohet nen për nen buxheti i vitit 2025/ Berisha, rikthehet pas 11 muajsh në parlament

Data

Ish-kryeministri Sali Berisha rikthehet sot në Kuvend pas 11 muajsh, duke marrë pjesë në seancën ku do të votohet nen për nen projektbuxheti i vitit 2025.

Në seancën e sotme, që konsiderohet ndër më të rëndësishmet e aktivitetit parlamentar, z. Berisha rikthehet pas gati 1 viti mungesë për shkak të arrestit shtëpiak dhe akuzave në dosjen e aferës “Partizani”. Buxhetin prej 8.2 mld eurosh e ka konsideruar si draftin e vjedhjeve të mëdha. Tashmë në liri, Sali Berisha, teksa një ditë para njoftoi edhe 2 amendamente në buxhet me firmën e tij, paralajmëroi dje rikthim të fuqishëm në Parlament.

“Ju jeni dëshmitarë se si dritarja zëvendësoi Parlamentin dhe Edi Rama në fjalimet e tij shprehte vrerin e papërmbajtur ndaj dritares. Kështu që unë kthehem nesër në Parlament, në vazhdim të betejës sime gjer në fitore. Kjo është!”, shprehet lideri demokrat.

Rikthimi i Sali Berishës u shënjua me depozitimin e 34 amendamenteve të PDsë për buxhetin e vitit të ardhshëm, mes të cilave 2 mbajnë firmën e tij. Në një konferencë për mediat, Berisha theksoi se dritarja zëvendësoi Parlamentin, teksa u shpreh se rikthimi në Kuvend do të jetë vazhdim i betejës së tij dhe PDsë deri në fitore.

“PD është forcë politike e fitores dhe nuk ka gjë në botë të ndalojë. Hapat janë të qartë. Edi Rama do marrë atë që meriton nga shqiptarët dhe ndërkombëtarët. Jemi në betejë”, tha ish-kryeministri.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related