“Shkop dhe karrotë”/ Bashkia e Fierit thyen grevën e punonjësve të pastrimit

Data

Bashkia e Fierit u premtoi gojarisht kushte më të mira dhe një pagë të 13-të punonjësve të pastrimit të zonave rurale, ndërsa ushtroi gjithashtu presion për ndalimin e grevës së njoftuar prej tyre. Inspektoriati i Punës deklaroi se po verifikonte situatën dy javë pas njoftimit të grevës.

Mbi 30 punonjës të ndërmarrjes së pastrimit për zonat rurale në bashkinë e Fierit njoftuan më 18 nëntor nisjen e një greve pa afat dhe listuan si kërkesa rritjen e pagës, kushte më të mira të punës dhe respektim të disa të drejtave, përfshi lejet vjetore që thanë se nuk i merrnin.

Por vetëm një ditë pas shpalljes së grevës pa afat, punonjësit e pastrimit të zonave rurale në bashkinë e Fierit u rikthyen në punë pa iu plotësuar kërkesat dhe pa u shqyrtuar pretendimet e ngritura.

Një nga punonjësit, i cili foli me BIRN në kushtet e anonimatit për shkak të frikës për vendin e punës, tha se greva dështoi që të nesërmen, pasi punonjësit u kontaktuan nga zyrtarë të bashkisë që premtuan kushte më të mira dhe një pagë të 13-të. Ai tha gjithashtu se njëri prej organizatorëve u penalizua, duke u transferuar në turnin e natës.

“Kur vajta ditën tjetër te parku (vendparkimi i automjeteve të pastrimit të bashkisë ku nisi greva e punonjësve), nuk ishte asnjë nga kolegët, ishin shpërndarë në punë. I kishin marrë në telefon që atë natë. Kështu u detyrova edhe unë të nis punën, se e kemi bukën e gojës,” tha punonjësi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related