“Po përgatitet për t’u përballur me trysni të mundshme”/ Analiza: Mandati i ri i Trump dhe lidhjet tregtare me Indinë

Data

India pret që marrëdhëniet strategjike me Shtetet e Bashkuara të thellohen edhe më tej gjatë mandatit të dytë të Presidentit të zgjedhur Donald Trump. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Anjana Pasricha nga Nju Delhi, India po përgatitet të përballet me një trysni të mundshme kur flitet për marrëdhëniet tregtare me Shtetet e Bashkuara, partnerja më e madhe tregtare e këtij vendi.

trump modi

India është optimiste se lidhjet me Shtetet e Bashkuara do të thellohen gjatë administratës së Presidentit Trump.

Presidenti i ardhshëm mbajti një qëndrim të ashpër ndaj Kinës gjatë fushatës ndërsa India është një kundërpeshë e rëndësishme ndaj Pekinit në Indo-Paqësor.

“Në fakt, gjatë mandatit të tij të parë çështja e Kinës mori përparësi dhe debati u zhvillua në një nivel krejt ndryshe. India shpreson që ai (Trump) do ta përforcojë këtë qëndrim çka do t’i mundësojë Indisë dhe Shteteve të Bashkuara që të gjejnë mënyra të reja bashkëpunimi”, thotë analisti Harsh Pant.

Po ashtu, i emëruari për postin e sekretarit të shteti, Marco Rubio, njihet për qëndrimin e ashpër ndaj Kinës.

India ka treguar se, ndryshe nga vendet e tjera, mandati i dytë i zotit Trump nuk e nervozon.

“Ju kujtoj se në fakt “Quad” u ringjall gjatë presidencës së Trump-it”, tha kryediplomati i Indisë, Subramanian Jaishankar, gjatë një takimi në Australi.

“Quad” është një partneritet mes Shteteve të Bashkuara, Japonisë, Australisë dhe Indisë që forcoi lidhjet ekonomike dhe të sigurisë gjatë presidencës së zotit Trump, ndërsa India zgjeroi lidhje të tjera gjatë asaj kohe.

Swaran Singh është profesor në Universitetin Jawaharlal Nehru.

“Gjatë asaj kohe u hodhën hapa të mëdhenj kryesisht në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë si dhe sektorët e kërkim-zhvillimit”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related