Depozitat në tarracat e pallateve, një problem ende pa zgjidhje në Tiranë

Data

Depozitat e ujit të vendosura në tarracat e pallateve vazhdojnë të përbëjnë një problem në Tiranë, pavarësisht Vendimit të Këshillit Bashkiak të miratuar 5 vite më parë për heqjen e tyre. Banorët e kryeqytetit argumentojnë se këto depozita janë të domosdoshme për shkak të furnizimit të kufizuar me ujë. Ndërkohë, institucionet përgjegjëse pranojnë se ende nuk është gjetur një zgjidhje për këtë situatë.

Në dhjetor të vitit 2019, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi vendimin për heqjen e depozitave nga tarracat e pallateve. Në fjalën e mbajtur gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj tha ndër të tjera: “Së pari, marrim vendim për të hequr të gjitha depozitat e ujit nga tarracat, jo për t’i lënë pa alternativë, por që në bashkëpunim me administratorët e pallateve të kenë mundësi që, si pallatet e reja, në hapësirën e përbashkët në katin e parë ose në një nga vendet e parkimit, të instalojnë një depozitë të përbashkët për të gjithë banorët”.

Por, si është situata në terren 5 vite pas këtij vendimi? Një verifikim i Faktoje.al në terren tregon se depozitat në tarracat e pallateve të vjetra vijojnë të jenë ende një problem në kryeqytet.

Mungesa e furnizimit të qëndrueshëm me ujë dhe sfidat infrastrukturore bëjnë qe procesi te jete më kompleks, pasi shumë banorë ende mbështeten tek depozitat për të siguruar furnizimin e rregullt me ujë

Banorë në zonën e “Ali Demit” në kryeqytet thonë se janë të detyruar që t’i mbajnë depozitat, pasi nuk ka furnizim të vazhdueshëm me ujë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related