Presidentja gjeorgjiane e shpall parlamentin të paligjshëm pas protestave pro BE-së

Data

Presidentja e Gjeorgjisë Salome Zourabichvili e cilësoi qeverinë jolegjitime të shtunën dhe tha se nuk do të largohej nga posti kur mandati i saj të përfundojë muajin e ardhshëm, ndërkohë që kryeministri Kobakhidze deklaroi se nuk do të lejojë një revolucion në vend.

Shteti i Kaukazit Jugor është përfshirë nga protestat, pasi partia në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane” e kryeministrit Irakli Kobakhidze, njoftoi ngrirjen e bisedimeve për anëtarësimin në BE dhe refuzim të granteve financiare nga Brukseli deri në 2028.

Anketimet e opinionit publik tregojnë për një mbështetje të vazhdueshme dhe të fortë të qytetarëve për integrimin europian të vendit.

Ngrirja e bisedimeve ka nxitur protesta në mbarë vendin pasi Gjeorgjia e ka të shkruar në kushtetutë aspiratën për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Gjatë një fjalimi të shtunën, Presidentja Zourabichvili, mbështetëse e BE-së dhe kritike e partisë “Ëndrra Gjeorgjiane”, roli i të cilës është kryesisht ceremonial, tha se parlamenti nuk ka të drejtë të zgjedhë pasardhësin e saj kur t’i përfundojë mandati në dhjetor dhe se ajo do të qëndronte në detyrë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related