Familjet e vjetra të Durrësit mbajnë gjallë historinë e shekujve të shkuar

Data

Në një rrugicë mes bashkisë dhe kishës “Shën Luçia”, shtëpia e familjes Tedeschini mbart një copëz nga historia e shekujve të fundit në qytetin e Durrësit. E ndërtuar në vitin 1843, vila Tedeschini shërbeu herë si konsullatë austriake, e herë si ambient për ceremoni fetare në fillim të shekullit të kaluar.

Një pjesë e asaj tradite vazhdon ende të ruhet.

Jemi kujdesur vetë për shtëpinë dhe e kemi restauruar pa ndihmën e shtetit. E dimë vlerën që ka për familjen dhe për qytetin,” tha për BIRN Zef Tedeschini, pinjoll i familjes me shumë emër në Durrës.

Banesa e tyre, një nga të paktat e ruajtura në lagjen shumë pranë sheshit qendror të Durrësit, tashmë shfrytëzohet edhe nga artistët për mbrëmje poetike apo instrumentale.

Shtëpia është kthyer në muze për miqtë, si një mënyrë për t’u njohur edhe me orenditë e ruajtura që në shekullin e 19,” shtoi Tedeschini.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related