Makina përplaset me shtyllën e tensionit të lartë në aksin Berat-Dimal, lëndohet shoferi

Data

Një aksident rrugor është shënuar mesditën e sotme në aksin Berat-Dimal.

Një automjet tip Toyota Auris, me targë AB 462 MH, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike të tensionit të lartë.

Drejtuesi i automjetit, Dhimitër Pupa, ka shpëtuar pa lëndime serioze, por është shoqëruar në Spitalin Rajonal të Beratit për një kontroll të detajuar mjekësor.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë rrugore, të cilat po kryejnë këqyrjen e vendit dhe hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related