Pranimi i Shqipërisë në SEPA, si gënjeu “propaganda Rama” për uljen e kostove

Data

Shqipëria u pranua në zonën e vetme të pagesave në euro (SEPA) këtë nëntor. Vendimi i Këshillit Europian të Pagesave pritet të sjellë lehtësi në pagesat ndërkufitare në euro – me kosto të ulta dhe kohë më të shpejtë. Kryeministri Edi Rama tha se përfitimet nisin nga 1 janari 2025, por verifikimet tregojnë se vënia në zbatim e SEPA-s kërkon më shumë kohë

Më 21 nëntor, Shqipëria u pranua në zonën e vetme të pagesave në euro (SEPA). Sistemi i pagesave të Bashkimit Evropian siguron pagesa në Euro me të njëjtën kosto dhe lehtësi si brenda një vendi, ashtu edhe midis vendeve të BE-së.

Puna për anëtarësimin e Shqipërisë në SEPA ka nisur që prej vitit 2021. Por vendimi i Këshillit Europian të Pagesave u zyrtarizua pesë muaj pasi Shqipëria dërgoi aplikimin formal.

“Shqipëria, nën drejtimin e Bankës së Shqipërisë, është angazhuar në përpjekje të konsiderueshme për përfarimin e rregulloreve dhe sistemeve kombëtare të pagesave me standardet e Bashkimit Evropian, duke u bërë pjesë e grupit të parë të vendeve të Ballkanit Perëndimor që i bashkohen zonës gjeografike SEPA, si parakusht për hyrjen në BE.”, shkruhet në njoftimin e Këshillit Evropian të Pagesave, më 21 nëntor.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related