Imponimi i ‘29 Nëntorit’/ Studiuesi Tufa: Kush janë “enveristët” pjesë e stafit të Ambasadës së SHBA

Data

Studiuesi Agron Tufa ka reaguar pasi Ambasada Amerikane në Tiranë zgjodhi t’u “imponojë” shqiptarëve 29 Nëntorin, si ditën e Çlirimit të vendit.

Gjatë reagimit, Tufa ka publikuar disa nga emrat që kanë qenë pjesë e “zooparkut enverist”, por çuditërisht pas viteve 90’ këta personazhe të njohura komuniste janë bërë pjesë e stafit të ambasadës amerikane në Tiranë.

Ragimi i plotë nga Agron Tufa:
PYETJE PËR ZONJËN AMBASADORE TË SHBA NË TIRANË

Meqë ju znj. Ambasadore zgjodhët gjithë takt arrogant të na uroni (dhe impononi) datën 29 nëntor si datë të “Çlirimit”, unë po ju bëj një pyetje të thjeshtë:

– A janë të vërteta informacionet e mëposhtme (të njohura prej vitesh në rrjete sociale), se një pjesë e zooparkut enverist, nga viti 1991 deri sot, kanë qenë pjesë e stafit të ambasadës tuaj?

Lexo edhe:
SHBA, Zuckerberg darkon me Trump në Florida
Kërcënoi në rrjetet sociale se do vriste Trump, arrestohet amerikani
Kjo do të na sqaronte dhe zellin tuaj të ngutur për të na uruar “çlirimin”, sipas jush ose – pushtimin, sipas meje.

1- Astrit Pullazi, nga Tirana.
Ka filluar punë në ambasadën amerikane sapo ajo hapi portat e saj në Tiranë më 1991.
Ky privilegj i është rezervuar prej amerikanëve për merita të veçanta: Pullazi ka qenë shofer i Enver Hoxhës. Në çdo rast që ndodhet vetëm, Astriti këndon këngën e tij të preferuar: «Enver Hoxha, o tungjatjeta!» Dhe jo pa të drejtë.

2- Belul Cuka, nga Peshkopia.
Ish-shofer i Kadri Hazbiut.
Krenarinë për të kaluarën e tij e përmbledh në këto fjalë: «Kudo që e çoja me veturën luksoze “grushtin e hekurt të diktaturës” dridhej foshnja në bark të nënës.»

3- Besnik Malo Çala, nga Vlora.
Ka filluar punë në ambasadën amerikane bashkë me Pullazin më 1999.
Cilësia e tij më e preferuar prej amerikanëve: Ka qenë kuadër i mirënjohur i Ministrisë së Punëve të Brendshme të diktaturës, ekspert i stërvitjes së grupeve terroriste marksiste-leniniste të mbiquajtura «Brigadat e Kuqe», të cilat stërviteshin në Shqipërinë diktatoriale. E ka ushtruar aktivitetin në kampet stërvitore në malet e Burrelit dhe në Pishë Poro të Vlorës. Lidhur me të kaluarën e tij, Besniku i Partisë shprehet me krenari: «Bin Laden do ta kishte pasur zili aftësinë time stërvitore të terroristëve.»

4- Emri Baja, nga Kukësi, survejues i ambasadës amerikane në Tiranë.
Gjatë veprimtarisë 15 vjeçare në Ministrinë e Punëve të Brendshme të diktaturës ka qenë krahu i djathtë i Kadri Hazbiut. I mirënjohur për egërsinë e tij ndaj “armikut të klasës”, Hazbiu e emëroi për disa vjet shef të kampeve të internimit në rrethin e Lushnjës për të mbjellë terror. Të internuarit e rrethit të Lushnjës të asaj periudhe shpreheshin:
«Xhebraili nuk mund të ketë pamje tjetër veç asaj të Emri Bajës.»
Lidhur me veprimtarinë e tij përkrah Kadri Hazbiut, Baja kujton me nostalgji:
«Ministri më kishte thënë disa herë: Kur ti mendon se lufta e klasave është zbutur, unë ia bëj të njohur këtë shokut Enver dhe për armikun e klasës bien kambanat e vdekjes».
I mbiquajtur me humor prej ambasadorit amerikan «Barometër i luftës së klasave», komunistit veteran Baja i është besuar survejimi i ambasadës së «imperializmit amerikan».

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related