Dhëndri i Qefalinjve, Aleksandër Vasili i Al-Point merr leje për kullë 44 kate te “Treni” me 100 mijë lekë kapital, REKORDET negative të biznesmenit dhe të pathënat e Sun Moon Star
Martesa me vajzën e familjes Qefalia i kaprirë për mirë Aleksandër Vasilit, pronar i kompanisë “Al-Point”, i cili mban rekorde negative sa i përket masave të sekuestros ndaj kompanisë nga përmbaruesit për mos shlyerje të detyrimeve, por edhe për të ardhurat e vjelura nga arka e shtetit përmes tenderave dhe lejeve të ndërtimit.

Këshilli Kombëtar i Territorit i drejtuar nga kryeministri Edi Rama ka miratuar në mbledhjen e fundit një sërë lejesh ndërtimi për disa objekte me funksione të ndryshme, mes të cilave edhe kulla 44 kate te “Treni” e quahtur “Sun Moon Star” që do të ndërtohët pikërisht nga kompania “Al-Point” e Aleksandër Vasilit.

Kompania ka një kapital prej 100 000 lekësh, megjithatë KKT e ka parë të arsyeshme të japë një leje për ndërtim kulle 44 kate me vlerë disa milionë euro.
