Rindërtimi me ritëm ‘breshke’! 5 vite pas tërmetit, mbi 700 familje të pastreha në Tiranë

Data

Qindra familje në Tiranë që u prekën nga tërmeti tragjik i 5 viteve më parë, nuk kanë marrë banesat e reja. Bashkia e Tiranës pranon se 733 familje nuk kanë marrë shtëpitë e premtuara, teksa thekson se për të pastrehët vijon bonusi i qirasë. Këtë 5 vjetor, Faktoje.al vizitoi Kombinatin, një nga lagjet më të prekura nga tërmeti tragjik, banorët e së cilës shpresojnë se zgjedhjet do t’i bëjnë me shtëpi

Në prag të 5-vjetorit të tërmetit tragjik, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj doli me një tjetër premtim për banorët e Kombinatit, lagjes më të dëmtuar nga lëkundjet sizmike të nëntorit 2019.

Rindërtimi në Kombinat, sipas Veliajt, do të mbyllej brenda vjeshtës.

“Ne do të sigurohemi që këtë stinë ta mbyllim njëherë e mirë historinë e tërmetit për Kombinatin…”, deklaroi Veliaj më 5 shtator.

Por dimri i gjeti sërish banorët e Kombinatit pa çati mbi krye.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related