Rama sfidon SPAK, paralajmëron kontroll për organet e reja të drejtësisë përmes Komisionit Anti-Korrupsion, zbardhet…

Data

Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj institucioneve të drejtësisë, duke sfiduar autoritetin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe duke shpallur një strategji të re për të kontrolluar organet e reja të drejtësisë. Sipas deklaratave të tij, qeveria do të aktivizojë Komisionin Anti-Korrupsion si një mjet për të monitoruar dhe goditur çdo formë korrupsioni, duke rritur presionin mbi drejtësinë e re që ka nisur të funksionojë pas reformës të miratuar në vitin 2016. Plani i tij u shpalos në të njëjtën ditë që Gjykata e Posaçme firmosi lirimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Kryeministri zbarkoi dje në Komisionin Xhafaj. Për herë të parë, Rama artikuloi tezën se nëse përparon qeveria dhe jo një x institucion, strukturë që nuk është nën urdhrat e qeverisë, cili është instrumenti që ky institucion të vihet përballë përgjegjësisë publike dhe patriotike për të dhënë llogari?

Thënë ndryshe, për herë të parë, Rama është shprehur qartë dhe pa ekuivok se SPAK (dhe institucionet e tjera të drejtësisë) duhet të japin llogari në Komisionin Xhafaj. Kjo strategji e Edi Ramës vjen në kuadër të veprimeve të fundit të SPAK, ndalimeve apo hetimeve të tij, të cilët kanë shkuar shumë afër zyrës së kryeministrit. Sigurisht, përtej mbështetjes publike për drejtësinë e re, Edi Rama duket i shqetësuar për mungesën e kontrollit në pjesën dërrmuese të Prokurorisë së Posaçme, lëvizjet e së cilës tashmë duket të jenë akti i vetëm i vërtetë për luftën kundër korrupsionit qeveritar. Sa për vullnetin e qeverisë për të luftuar korrupsionin që prodhon ajo vetë, ky është një fakt kaq i prekshëm dhe i dukshëm për publikun, sa komentet janë të tepërta.

Qëndrimet e Ramës

Në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për çështjet dhe sfidat e lidhura me Pronën, në kuadrin e negociatave të anëtarësimit në BE, kryeministri Rama tha se komisioni antikorrupsion do të jetë i përhershëm dhe do të jetë pikë referimi për të gjitha institucionet, ku përfshihet edhe SPAK. “Në momentin që komisioni do të jetë permanent në kuvend dhe pikë referimi për institucionet dhe për të treja pushtetet, legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Ky komision është instrument i pazëvendësueshëm për procesin e anëtarësimit dhe negociatave, sepse atje shkojmë si front institucionesh që përfaqësojmë 3 pushtetet”, tha Rama. Kryeministri theksoi se pavarësisht akuzave ndaj këtij komisioni, ai do të jetë një instrument i pazëvendësueshëm për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

“Është dhe një proces i pashmangshëm teknik që nuk mund të përballohet me burimet e brendshme të qeverisë. Sepse ekspertët u angazhuan u bënë edhe target i gjithfarëlloj akuzave dhe insinuatave dhe goditjeve nëpër këto kanalet dhe rrjetet e ndryshme thashethemnajës publike që në këndvështrimin gabimisht quhet liri e fjalës. Thënë të gjitha këto dua të nënvizoj 3 gjëra: e para, lidhur me këtë proces. Ky komision është sot në kushtet që flasim një instrument i pazëvendësueshëm dhe i patjetërsueshëm për suksesin tonë për në BE. Nuk shkojmë si qeveri e Shqipërisë por si një front institucionesh. Që përfaqësojnë 3 pushtete, të cilat në marrëdhënie me njëri tjetrin që kanë hapësira ndërveprimi, por edhe kufij”, u shpreh kryeministri.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related