28 Nëntori duhet të jetë dita kur qeveritë shqiptare të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, si dhe politikanët shqiptarë në të gjitha shtetet që kanë copa të vilajetit shqiptar, e kanë të nevojshme të reflektojnë për të ndërtuar ndërmjet tyre atë lloj komunikimi, marrëdhënieje e objektivi që patën politikanët e 28 Nëntorit 1912, për të mundësuar në rrethana dhe me forma e teknologji të reja mëvetësimin gjithëshqiptar.
28 Nëntori! Dita e shpalljes së mëvetësisë, e pagëzuar edhe si Dita e Flamurit, mbetet njëherësh ditë lumturie dhe vajtimi. Lumturi për një arritje historike, siç është pavarësimi. Vajtim për pamundësinë e shtrirjes së pavarësimit në të gjithë territorin e vilajetit shqiptar, pamundësi që zgjat deri në ditët e sotme.
Në fakt, 28 Nëntori duhet të jetë dita kur qeveritë shqiptare të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, si dhe politikanët shqiptarë në të gjitha shtetet që kanë copa të vilajetit shqiptar, e kanë të nevojshme të reflektojnë për të ndërtuar ndërmjet tyre atë lloj komunikimi, marrëdhënieje e objektivi që patën politikanët e 28 Nëntorit 1912, për të mundësuar në rrethana dhe me forma e teknologji të reja mëvetësimin gjithëshqiptar.
Më së pari, kjo duhet të nisë nga Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës, si dy shtete shqiptare të pavarësuara. Përfitimet e një strategjie të tillë janë më se të qarta për shqiptarët në Ballkan.
Me llogaritje të thjeshta, të dy shtetet shqiptare të përbashkuara, kanë një popullsi prej rreth 4 milionë banorësh (sipas Censit 2023); PBB prej 33 miliardë eurosh (viti 2023); me PBB mesatare për frymë prej 7.4 mijë USD; volum tregtar 19.3 miliardë euro dhe Investime të Huaja Direkte rreth 2.4 miliardë euro, remitanca rreth 2.3 miliardë euro.
