Të rinjtë krah pensionistëve: Të mos mendojmë vetëm për sot!

Data

Mes pensionistëve që dolën të mërkurën për të pestën herë përpara Kryeminsitrisë ishin dhe dhjetra të rinjë, të cilët protestuan për “një të ardhme me pensione dinjitoze”.

Mes turmës së mbledhur, përveç të rinjve aktivistë të Lëvizjes Bashkë, që janë përfshirë prej kohësh në organizimin e protestës, vura re të rinj të tjerë që po protestonin.

Të rinjtë duke protestuar për “Pensione Dinjitoze”

Një grup prej katër të rinjsh më bëri përshtypje dhe vendosa t’u afrohem për të ditur se çfarë i shtyu t’i bashkoheshin protestës së pensionistëve.

Prej tyre, një djalë 22-vjeçar, ishte i pari që rendi të shprehej edhe pse iu shmang prezantimit me emër. Ai tha se e kishte ndjerë detyrë morale për t’iu bashkuar protestës.

“Së pari prindërit dhe gjyshërit nuk munden”, tha ai duke shpjeguar se kishte dalë për ta, e së dyti “nuk mendohet vetëm për sot, nesër një ditë të gjithë do të jemi pensionistë”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related