Sigurisht që gjatë votimit të mërkurën (27.11.)mund të ndodhin surpriza, sidomos në Parlamentin Evropian, ku deputetëve të parlamentit nuk u pëlqen shumë t’i nënshtrohen disiplinës së grupit parlamentar. Por nëse komisioni i dytë i Ursula von der Leyen nuk do të merrte shumicën sot, do të ishte një surprizë e madhe. Miratimi i Komisionit të ri Evropian konsiderohet i sigurt, sepse liderët e Partive Popullore Evropiane, EPP, si edhe Socialdemokratët dhe Liberalët kanë rënë dakord për të. Deputetët e tyre së bashku përfaqësojnë më shumë se sa shumica e thjeshtë e nevojshme e të pranishmëve.
Gjashtë javë debate në Parlamentin Evropian
Komisionerët individualisht nuk mund të refuzohen më të mërkurën, bëhet fjalë për të gjithë Komisionn e BE-së, me Ursula von der Leyen në krye. Një gjë është e sigurt: mandati i saj i dytë nuk do të jetë më i lehtë se i pari, dhe ndoshta edhe më i vështiri. Kjo për shkak të luftës së ashpër që grupet kryesore politike në Parlamentin Evropian kanë zhvilluar prej javësh.

Pikë debati është çështja se sa në të djathtë mund të anojë politikisht shumica e re me të cilën Komisioni vjen në detyrë. Sidoqoftë dukshëm më djathtas se më parë, është i mendimit, Manfred Weber. Politikani i CSU-së dhe kryetari i PPE të Evropës i sheh këto parti të forcuara pas zgjedhjeve evropiane. Grupi parlamentar i PPE ishte grupi më i madh në Parlamentin Evropian, por që atëherë hendeku me socialdemokratët është bërë edhe më i madh.
