Ndërroi jetë ditën e djeshme pas një aksidenti në punë, arrestohen dy përgjegjësit e sigurisë për v*ekjen e 50-vjeçarit

Data

Lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme në Durrës ku 50-vjeçari Dritan Nasudi ndërroi jetë tekas ishte duke punuar në fabrikën e aluminit, mësohet se janë arrestuar 2 përgjegjësit e sigurisë. Këta të fundit akuzohen për ‘shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’. Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Në vijim të informaconit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për shtetasin D. N. që humbi jetën gjatë punës në një firmë për përpunimin e duraluminit, pasi dyshohet se u dëmtua nga një makineri, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit L. H., 47 vjeç, banues në Durrës dhe G. A., 52 vjeç, banues në Tiranë, përgjegjës për sigurinë në këtë firmë”, njofton policia.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related