Partia e Lirisë prezanton 11 amendamente për projektbuxhetin 2025: Fokus te qytetarët, jo oligarkët

Data

Partia e Lirisë, ka prezantuar sot 11 amendamentet për projektbuxhetin e vitit 2025, që lidhen me pensionistët, arsimin, kërkimin shkencor, sportin, bujqësinë, shëndetësinë, ndihmën ekonomike dhe rritjen e pagave.

Në një konferencë për mediat, nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, tha ky buxhet është buxheti i oligarkëve dhe klientëve të qeverisë, ndërsa shtoi se me propozimet e PL-së, do ta kthejnë atë në shërbim të qytetarëve.

Amendamenti i parë sipas Xhixhos, ka të bëjë me pensionistët.

“Propozojmë një rritje prej 6.8% të pensioneve, duke filluar nga data 1 Janar 2025. Kjo shtesë do të ketë një ndikim në masën 16.2 miliardë lekë”- tha Xhixho.

Tre amendamente në lidhje me arsimin, shtoi Xhixho.

“Arsimi ndodhet në emergjencë kombëtare.

Duke e parë arsimin si mekanizimin me të cilin mund të rikthejmë shpresën e mijëra të rinjve që largohen nga vendi, propozojmë një shtesë prej 1.5 miliardë lekë në Buxhetin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, të dedikuar për Arsimin Bazë.

Rama: Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, hapësira rekreative në shërbim të qytetarëve
Arsimi i Mesëm është gjithashtu në krizë të thellë. Propozojmë një shtesë prej 1.2 miliardë lekë në Buxhetin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, për Arsimin e Mesëm.

Arsimi i Lartë ka dështuar. Propozojmë një shtesë prej 1 miliardë lekë në Buxhetin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, për Arsimin Universitar”- tha Xhixho.

Sa i takon kërkimet shkencor, Xhixho tha se nevojitet një mbështetje urgjente financiare për shkencën, duke propozuar një shtesë prej 2 miliardë lekë të fondeve të saj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related