Autori i këtyre audiove që po lexoni është Miri, një 30-vjeçar nga Librazhdi. Prej disa javësh ai shan dhe kë*cënon ish të dashurën e tij 25 vjeçare, e cila ka vendosur t’i japë fund çdo kontakti me të. Një veprim normal kur ka lidhje që nuk funksionojnë dhe çifte që vendosin të mos vazhdojnë më raportin e nisur.
Por me erën e re të teknologjisë, gjërat nuk janë më aq të thjeshta, sepse hakmarrja partnerit ose partneres gjen hapësirë në rrjetet sociale, të cilat janë kthyer si kënd fletërrufesh ku mund të baltosësh këdo. Dhe raste të tilla ju kemi treguar me dhjetra, kur djem dhe vajza, madje dhe me njëfarë moshe, gjejnë ngushëllim për ndarjen, në degjenerimin e ish-partnerit.
Po çfarë ka ndodhur me këta dy të rinj, që befas janë bërë armiqtë më të betuar? Ky mesazh i fundit duket se bindi të riun që të mos i shkruante më vajzës. Por jo për shumë kohë…. Dhe këtu ndodh diçka që vajza e konsideron si pabesi ndaj saj…. Edhe pse nga pamjet që do të shihni vajza nuk dukej aq e papërgatitur.
Kjo puthje duket si një veprim normal mes dy të rinjve të cilët kanë një raport me njëri tjetrin, sipas vajzës paska qenë një veprim i sforcuar dhe pa dëshirë. Kjo video që sipas 25 vjeçares është bërë pabesisht dhe padëshirën e saj, u u kthye në armë për Mirini cili nisi ta mbajë të renë nën presionin e publikimit.
