Gazetari Robert Papa, autor i emisionit “Fokus” tha se Pam Bondi ishte kandidatja e duhur në vend të Gaetz si prokurore e përgjithshme.
Ai thekson se Bondi është besnike e Trump, pra është një MAGA, dhe ka përvojën e duhur.
“Ajo kalon lehtësisht në Senat. E kam përmendur Bondin si kandidaten e duhur për t’u zgjedhur prokurore e përgjithshme. Fakti që ka qenë 8 vjet prokurore e Floridas, është një avokate e z.Trump, ka mbrojtur teorinë e vjedhjes së zgjedhjeve në 2020-ën, është MAGA, lojaliste. I ka të gjitha vetitë, Trump do njeri besnik dhe me përvojë. Gaetz nuk kishte përvojë, ishte vetëm 2 vjet avokat. Nga burimet që kam unë ekipi i tranzicionit ka filluar të bëjë Veting për emra të tjerë, mund të jetë Scott që t’i hapë vendin Lara Trump, mund të kthehet Tedd Cruz. Trump do të marrë dikë nga senati nëse do të dojë të ketë lidhje të mira me të. Largoi më kontraversalin, Gaetz, mbase Trump e ka përdorur si taktikë, ka futur këtë emër si ‘granatë provokuese’ për të kaluar të tjerët. Por ajo që ra ishte që të kalonin të gjitha emërimet pa debat dhe hiring. E vetmja mënyrë për ta shkundur administratën është të hiqen sa më shumë agjenci federale, dhe Trump do ketë dorë të lirë të heqë çdo punonjës të administratës, s’ka ndodhur më parë. Është skandaloze që njerëz që punojnë në DASH, FBI, s’shkojnë 5 ditë në punë. Trump ka dhënë urdhër për auditim të parave të shtetit. Prokurori i Përgjithshëm këtu është pjesë e kabinetit, edhe pse ka pavarësi. Roli i saj është që përfaqëson qeverinë federale në gjyqe të ndryshme, dhe FBI është nën të. Nuk besoj që edhe kjo prokurore, edhe pse është nga klani Trump, s’do jetë as besnike në shkelje të ligjit. Trump u zhgënjye nga mandati i parë, ishin të gjithë me kualifikime, e tradhtuan të gjithë. Trump kërkon nga sekretarët e departamenteve të përcjellin politikat e tij. Ka zgjedhur besnikë, ata të MAGA-s”.
